Armina Mevlani ka folur sot për marrëdhëniet me familjen e partnerit të saj, Shkëlzen Berisha. Në emisionin “Xing me Ermalin”, Armina rrëfeu se familja Berisha është shumë e thjeshtë dhe komunikuese.

Ndërsa e pyetur nga Ermali nëse do ta lejonte familja Berisha të votonte për Partinë Socialiste ajo tha se ata do respektonin mendimin e saj.

Modelja dhe bloggerja është shfaqur shumë e thjeshtë dhe ka pohuar madje se blen rroba tek ‘gabi’. Një deklaratë tjetër surprizë ishte edhe ajo se në rast nevoje do ja lante këmbët vjehrrit të saj, pra ish-kryeministrit Sali Berisha.

A hanë në ato tavolinat e gjata që do çerek ore të kapësh kripën?
Që hanë në tavolina të gjata kjo është e vërtetë sepse janë shumë veta, por nuk është si ato tavolinat mondane që do çerek ore të kapësh kripën, e kalojmë dorë më dorë. Janë njerëz shumë të thjeshtë dhe shumë komunikues siç ti e di.

A ka ndryshuar jeta jote nga ata, a të ndikojnë?
Sigurisht që në qoftë se i njeh ndikohet pozitivisht, merr informacion.

A të privojnë të bësh gjëra që nuk i do?
Absolutisht jo.

Po nëse do të votoje për PS-në a do të të lejonin?
Jam e sigurtë që nuk do më privonin për këtë gjë, nëse ky do ishte mendimi im.

Para disa ditësh ishte ditëlindja e Doktorit. Çfarë dhurate i bëre?
Një simbol të peshores, duke qenë se është peshorja….

Na tha doktori që ti dhe Shkëlzeni jetoni vetëm? Nga fle ti majtas apo djathtas?
Çuditërisht ai fle majtas, unë djathtas…

Përgjigja jote duhet të ishte; është të dy flejmë djathtas, të majtën e lëjmë bosh….

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: