Në Tiranë, të gjithë aktorët e përfshirë në organizimin e finales së Conference League, i druhen jashtëzakonisht shumë një përplasje të mundshme ndërmjet tifozerive ultras, kjo për vetë faktin se tifozët e Romës dhe ata të Feyenoord janë kthyer në armiq të përbetuar.

Në 2015, gjatë sfidës Roma-Feyenoord e vlefshme për 1/8 e Europa League, tifozët holandez zbarkuan në rrugët e kryeqytetit italian duke shkaktuar kaos të vërtetë, praktikisht e çmontuan “Piazza di Spagna”, shkatërruan çdo gjë i doli përpara, madje e vepra arti si shatërvani i Fonatana della Barcaccia.

Me të njëjtën monedhë iu përgjigjën edhe tifozët e Romës, në ndeshjen e kthimit në Roterdam.

Afro 8 mijë tifozë të Feyenoord pritet të jenë të pranishëm në Tiranë, një pjesë e tyre kanë ardhur, ndërsa më të shumë në numër do të jenë tifozët roman. Nga Mourinho te Kumbulla, të gjithë kanë bërë thirrje që tifozët shqiptarë të mbështesin Romën dhe kështu pritet të jetë, por për ti dalë në krahë holandezëve kanë menduar tifozët e Lazio-s, me një banderolë ironike:

Lazio
Lazio

“Me holandezët vërdallë është një ajër i ndotur. Më mirë të mos bësh të çmendurin. Rri i qetë dhe fli në Durrës”, shkruanin ultrasit bardhekaltër, duke thumbuar në distancë rivalët e tyre të përjetshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb