Një ndjekje dramatike është zhvilluar fillimisht në shkallët e gjykatës dhe më pas në Hillsboro të SHBA-ve, pasi i një i akuzuar për drogë u arratisur papritur teksa u dha vendimi i dënimit.

Ai u largua në mënyrë spektakolare të martën dhe e gjitha ngjarja u filmua nga kamerat. Gjatë ndjekjes, një punonjës policie u rrëzua nëpër shkallë. Nickolaus Garrison, 34 vjeç, u dënua me gjashtë muaj burg.

Sherifi Donnie Barrera se i akuzuari vrapoi në një korridor, i cili të çon në një shkallë që zbret jashtë sallës së gjyqit.

Garrison doli nga gjykata dhe u arratis, ndërsa polici që e ndoqi përfundoi në spital me brinjë të thyera dhe një tronditje të lehtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb