Infermieret Mira Bushi, Sheqerie Koçi Sidorela Çela dhe sanitarja Rukije Hoxha kanë dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Punonjëset e ”Shefqet Ndroqit” u arrestuan në vazhdën e skandalit ‘Tire’ për shkak se duke abuzuar me detyrën përfitonin para nga pacientët me COVID-19, ndërkohë që u merrnin lekët familjarëve dhe nuk u kryenin shërbimin pacientëve.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb, se në seancë një prej infermiereve Sidorela Çela është përlotur duke thënë se ”Kam dy fëmijë të mitur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb