Arsenal ka marrë një goditje të rëndë në garën për një vend në Champions League. Atëherë kur pritej të fitonte dhe të kthehej në kompeticionin më të rëndësishëm europian, Gooners bëjnë një gabim fatal. Sonte, në transfertë, të besuarit e Artetas u imponuan 2-0 në St. James’ Park, nga Newcastle.

Se do të ishte një ndeshje e vështirë për Arsenal u pa që në pjesën e parë, kur fraksioni përfundoi me rrjeta të paprekura. Musafirët do ishin me të vërtetë të pafat në minutën e 55-të, pasi një autogol i White i dha epërsinë “Qymyrxhinjve”. I dyti dhe goli i Knock Out do vinte në të 85-tën, nga Guimares.

Arsenal renditet në vendin e pestë me 66 pikë, 2 pikë më pak se Tottenham (1 JAVË PARA FUNDIT). Djemtë e Howe ka kohë që kanë siguruar qëndrimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb