Arsenali duket se e ka seriozisht këtë sezon për titullin kampion. Skuadra e drejtuar nga Michel Arteta fitoi pastër 4-0 në shtëpi, ndaj Everton.

Pjesa e parë u mbyll në epërsinë e dy golave. Fillimisht realizoi Saka, ndërsa më pas erdhi edhe goli i Martinellit. Në pjesën e dytë, Odeggard dhe Martinelli dërguan shifrat në 4-0. Arsenal kryesues, me këtë rezultat shkon +5 pikë nga Manchester City i vendit të dytë. Në ndeshjen e radhës, Gooners presin në shtëpi Bournemouth, sakaq Everton luan në transfertë ndaj Nottingham.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb