Pritet që kalimi i tij në një prej ligave më të forta europiane, të nxjerrë në pah ciilësitë e vërteta që zotëron. Bëhet fjalë për Nikolas Pepe, 23-vjeçarin e Lilës, që po zhvilon një sezon të jashtëzakonshëm në kampionatin francez.

Anësori po konkurron denjësisht me emrat e mëdhenj të kontinentit. Natyrisht që askush nuk mund të krahasohet me Leo Mesin, që është në shifrën e 45 golave dhe asisteve, i ndjekur nga Kilian Mbape me 34. Por i treti është pikërisht Pepe, që me 19 golat e shënuar në kampionat dhe 11 asistet, e sheh veten në vendin e tretë me produktivitetin 30.

Ylli i Lilës lë pas emra të tjerë të rëndësishëm si Eden Hazard që është në kuotën e 28 golave dhe asisteve në këtë sezon dhe atë të Kristiano Ronaldos, që ndjek në vendin e pestë me 27. Ndaj, për këtë arsye Arsenali është gati të bëjë çmendurinë e rradhës dhe të derdhë në arkat e Lilës plot 80 milionë euro për Nikolas Pepen.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: