12 fitore 1 barazim në 13 ndeshjet e fundit në Superligë, janë shifra që do ti kishin zili edhe ekipet më të mëdha në Europë. Covid-19 ka ndryshuar rregullat dhe mënyrën e të luajturit futbollit, por e vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është domini total i Tiranës. Bardheblutë vijojnë marshimin drejtë titullit kampion duke e bërë këtë mision thjeshtë çështje shifrash dhe matematike, pasi ti rrëmbesh kreun ekipin kryeqytetas duket e pamundur.

Trajneri Egbo nuk ndryshon asgjë nga filozofia e tij, nuk ndryshon asgjë as nga formacioni, janë sërish 11 titullarët e njëjtë që edhe në Ballsh kaluan me lehtësi një transfertë që në letër ishte shumë më e ndërlikuar. Egbo ka në dispozicion lojtarë me shumë klas si Kobina që realizoj një gol fantastik por dhe gjithashtu në përbërje lojtarë si Idi Batha, një nga elementët më përcaktues, që vijon të këtë një marrëdhënie shumë të mirë me golin. Në këtë grup nuk mungojnë as liderët si Gent Muça, thjeshtë janë një ekip i kombinuar në mënyrë perfekte që afron kryeqytetasit gjithnjë e më shumë me titullin kampion në 100 vjetorin e themelimit të klubit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: