Atalanta e Etrit Berishës dhe Berat Gjimshtit vijon marshin e saj drejt Champions League, teksa sot pasdite kanë mposhtur në shtëpi Xhenoan me rezutatin e pastër 2-1. Ka qenë një sukses i ardhur menjëherë me fillimin e pjesës së dytë, kur fillimisht Barrou dhe më pas Kastanje kanë shënuar në minutat 46’ dhe 53’, për ta hedhur ekipin gjenovez në tapet dhe për t’i marrë vendin e tretë, të paktën përkohësosht Interit.

Vendimtar për Atalantën sërish Berat Gjimshiti, me mbrojtësin shtatlart që kthehet në një asistmen me një passim të zgjuar në shtyllën e dytë për Kastanjen që nuk fal. Mbrojtësi kuqezi edhe njëhërë e nisi si titullar ndeshjes, ndërsa portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, qëndroi i ulur në stol, me trajnerin Gasperini që vijon të preferojë Golinin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb