Gazetarja Ola Bruko sjell pamje nga vendngjarja në Himarë, ku një ditë më parë u aksidentua tragjikisht nga skafi që drejtohej nga Arjan Tase.

Siç shihet në pamje plazhi është plotësisht i boshatisur, ndërsa në vendin ku e vogla humbi jetën, janë vendosur disa lule dhe një kukull e vogël.

Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Neës24, gazetarja tha se ngjarja ka tronditur të gjithë pushuesit dhe qytetarët e Himarës.

“Nuk kam vënë gjumë në sy, e asnjë prind nuk besoj të ketë fjetur pas kësaj tragjedia”, u shpreh Bruko me zërin që i dridhej.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: