Atalanta vijon të konfirmohet si një nga ekipet me futbollin më të bukur në Apenine, teksa kësaj here “viktimë” e saj ka qenë Parma. Berat Gjimshiti ka qenë titullar në fitoren 5-0 që zikaltërit kanë arritur ndaj dukalëve, ndërsa Kastriot Dermaku e ka ndjekur disfatën e të tijve nga stoli.

Papu Gomez do të shënojë në minutën e 11-të, ndërsa më pas Freuler dhe Gosens do të bëjnë që bergamaskët të arkivojnë suksesin që në pjesën e parë. Në të dytën Iliçiç shënon pokerin, ndërsa rezultatin e mbyll ai që e çeli: Papu Gomez, me rrejtën e tundur në të 71-ën.

As Zllatan Ibrahimoviç nuk e ndihmon Milanin të gjejë fitoren. Suedezi, që u aktivizua për 35 minuta duke marrë vendin e Piontek, nuk mundi do të bëjë asgjë më shumë sesa polaku në sulm, ndërsa kuqezinjtë e mbyllën ndeshjen ndaj Sampdorias me një rezutat të bardhë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb