Atalanta ka triumfuar 0-2 në shtëpinë e Monzës, në sfidën e vlefshme për Serie A.

Pjesa e parë dhuroi shumë raste, por jo gola. Në pjesën e dytë, bergamaskët shënuan shumë shpejt 2 herë. Fillimisht realizoi Hojlund, ndërsa fati ishte me të besuarit e Gasperinit pas autogolit të Marlon. Në këtë takim nuk luajti Berat Gjimshiti, pasi futbollisti i Atalantës është i dëmtuar.

Gola dhe spektakël në Salernitana-Empoli 2-2. Golit të Satrianos në pjesën e parë, iu përgjigj Mazzocchi.

Vendasit e Salernitanës morën avantazhin e përkohshëm me Dia, deri në momentin që vendosi ekuilibrat Lammers.

Sa i takon shqiptarëve, Nedim Bajrami e nisi nga stoli dhe u aktivizua në pjesën e nga trajneri i Empolit, Zanneti. 90 minuta në prapavijë për Ismajlin, me paraqitjen që ishte pozitive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: