Atalanta vuan jo pak në Gjermani ndaj Leipzig pa Berat Gjimshitin të dëmtuar, në takimin e para çerekfinal të Europa League. Sfida përfundoi 1-1, me takimin që ishte tejet i bukur në Red Bull Arena. Sfida do zhbllokohej që në minutën e 17-të me Luis Muriel. Sulmuesi  do gjuante saktë, duke mposhtur portierin kundërshtar.

Vendasit do kishin një mundësi të artë për të barazuar shifrat me Andre Silva, por ky i fundit humbet penalltinë, pas një super-pritje të Mussos. Gjithsesi, disa sekonda më pas, Zappacosta është i pafat, pasi shënon në portën e tij. Rezultati do mbetej i pandryshuar deri në fund dhe kualifikimi do vuloset në Itali.

Takimi në Conference League mes Feynoord dhe Slavia e Pragës përfundoi 3-2. Pas pak minutash luhen ndeshjet e tjera.

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb