Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Elbasan, ku një person hapi qëlloi me armë në drejtim të një djali të ri. Ngjarja ndodhi në lagjen “Skënderbej”.

Mësohet se shtetasi Ermal Matishi, 38 vjeç qëlloi me armë zjarri në drejtim të makinës së Arben Bekteshit, 30 vjeç. Fatmirësisht asnjë prej 7 plumbave nuk e ka kapur shënjestrën.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se gjithçka nisi pas një sherri rreth 3 javë më parë për parakalimin me makinë, ku kishin pasur përplasje fizike.

Për më tepër shihni pamjet e siguruara nga gazetari Fatmir Popja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: