Atletico Madrid ka triumfuar 2-1 me Espanyol. Ekipi i drejtuar nga Simone zhbllokoi takimin e La Liga, pas 52 minutash lojë.

Cunha jep një top të mirë për Carrasacon, ky i fundit driblon mirë në zonë dhe me një të djathtë të bukur shënon.

Në minutën e 74-të, miqtë nga Espanyol do barazonin shifrat. Raul De Tomas do merrte përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi dhe do tregohej i saktë.

 

Atëherë kur mendohej se gjithçka kishte mbaruar, vendasit fitojnë penallti e cila shndërrohet në gol nga Carrasco.

 

Atletico Madrid është e katërta me 60 pikë.Espanyol është e 11-ta. Në darkë luhen takime të tjera të La Liga, tejet interesante.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb