TIRANE

Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të dashura të skenës shqiptare. Ajo është padyshim një ndër artistet më energjike të skenës muzikore shqiptare, e cila me performancat e saj elektrizon gjithë publikun.

Aurela është treguar gjithmonë transparente me ndjekësit e saj dhe cdo ditë në rrjetet siciale ndan momente nga jeta profesionale dhe përditshmëria e saj.

A e mbani mend klipin e parë të këngëtares? Aurela ka ndarë sot një video të këngës Cimica, pasi bëhen plot 20 vite që është publikuar.

Ky është klipi i parë i këngëtares, që pasoi dhe shumë të tjera mjaft të pëlqyera. “Fiks 20 vjet nga kjo këngë. Ishte verë 2000. Klipi im i parë. Cimica ( ose kënga eKaçakut)”, shkruan Aurela krahas videove.

Ky postim i ka bërë nostalgjikë të gjithë, të cilët kanë nxituar të lënë komente nga më pozitivet për artin e Gaçes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb