AUSTRALI-Një video e publikuar në Instagram nga përdoruesi XY Latu ka ngjallur një zemërim të madh për mënyrën sesi trajtohen kafshët në parkun e Dreamworld, në Queensland, në Australi.

Filmimi tregon dy rojë të cilat tërheqin nga bishti dhe keqtrajtojnë tigrin Akasha dhe polemikat në web nuk kanë vonuar të vijnë.

E menjëhershme ka qenë përgjigjja e menaxherit të përgjithshëm të parkut, i cili justifikon gjestin në fjalë duke shpjeguar që të dy tigrat po ziheshin me njëri-tjetrin dhe ishte e nevojshme të vepronin në këtë mënyrë për të evituar incidentet.

Sipas përgjegjësit Al Mucci, goditja në fytyrë për tigrat është një mënyrë për ti qetësuar ata.
(da.xha/BalkanWeb)

Wtf is going on there dream world?? ?

A post shared by Xy Latu (@xylatu) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb