Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të dielë në Turqi.

Një autobus me pasagjerë është aksidentuar dhe për pasojë ka përfunduar në kanal në Stamboll.

Tre persona kanë humbur jetën, mes tyre dhe shoferi i autobusit, ndërsa rreth 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet të emergjencës si edhe policia për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve.

Mësohet se autobusi ishte nisur për në provincën Denizli, ndërsa reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: