Ndodh edhe kështu, kur një autobus elektrik ka shpërthyer në flakë ditën e djeshme në Paris.

Një video e publikuar nga mediat franceze, tregon autobusin elektrik në qendër të Parisit, i cili merr flakë, duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë mjetin, por pa pasoja për pasagjerët.

Ndonëse autobusi është i viteve të fundit të prodhimit dhe një nga më modernët, kjo nuk e ka shpëtuar atë nga problemet. Në vendin e ngjarjes dëgjohen sirenat e shërbimit zjarrfikës, ndërkohë që në zonë është ndalur qarkullimi i automjeteve gjer në shuarjen e flakëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb