Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Ngjarja ndodhi në vendin e njohur si Kthesa e Çervenit në aksin Levan-Tepelenë, në Frakull. Makina tip ‘Daewoo’ targa AA046OK ka përfunduar ne kanalin anës rrugës.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se si pasoje e daljes nga rruga janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjeret qe udhëtonin ne te. Mësohet se makina udhëtonte me shpejtësi ndërsa eshte batuar në kanal. Fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: