TIRANË

Janë shkaktuar radhë kilometrike si rrjedhojë e devijimit të autostradës Tiranë-Durrës drejt rrugëve sekondare.

Kompania që mirëmban këtë segment të rrugës po kryen punime jashtë trasesë së asfaltit për ndërtimin e pusetave në fund të tombinove të reja që u vendosën 1 muaj më parë.

Trafiku rëndohet shumë më tepër në orët e pikut në mëngjes dhe në mesditë ku vargu i automjeteve shkon afër 5 kilometra gjatësi.

Kjo situatë ka shkaktuar irritimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët janë të detyruar të kalojnë  shumë kohë në rrugë në pritje për të shkuar në destinacionin e planifikuar.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb