Mariah Carey në koncertin e saj të parë live që nga pandemia solli në skenë vajzën e saj, Monroe, për të bërë një duet duke kënduar një nga këngët tradicionale të Krishtlindjeve, “Away in a Manger”.

Në Toronto dhe në skenën e Scotiabank Arena, nënë e bijë shkëlqenin me fustanet e tyre të bardhë dhe, pasi kishin vendosur diadema në kokë, u adhuruan nga publiku.

“Kjo Këtu është vajza ime e vogël”, tha këngëtarja duke prezantuar të bijën. “ 11 vite më parë mora dhuratën më të madhe. Unë nuk i festoj ditëlindjet, por binjaket ishin dhurata më e madhe që kam marrë ndonjëherë dhe do të doja t’ju prezantoja vajzën time, Monroe. Ky është dueti ynë i parë. Ajo që ne do të këndojmë është një himn i bukur i quajtur “Away In a Manger” dhe ne kemi punuar për të për një kohë, ” tha Carey, duke përkëdhelur vajzën e saj.

Mariah Carey filloi të performonte pistën duke goditur notat e saj të larta, ndërsa pak më vonë 11-vjeçarja vazhdoi të këndonte tekstin në pistë, para 13 mijë shikuesve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mariah Carey (@mariahcarey)

“Vajza ime, zonjusha Monroe ”, tha me krenari këngëtarja e njohur, sapo nënë e bijë përfunduan performancën e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb