Humbi titullin përballë Bayern Munich por ky fakt nuk vendos në dyshim të ardhmen e Lucien Favre, i cili ndryshe nga se flitej, do të qëndroj në krye të B.Dortmund edhe sezonin e ardhshëm. Ky lajm është konfirmuar nga Michael Zorc, drejtori i përgjithshëm i verdhezinjve, përpara sfidës kundër Hoffenheim, e fundit për këtë sezon të Bundesligës. Ky është sezoni i dytë që verdhezinjtë renditen në vendin e dytë me Favre në stol por projekti i klubit vijon, madje nuk kanë humbur kohë duke zyrtarizuar transferimin e parë të bujshëm.

Klubi gjerman ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me anësorin belg, Thomas Meunier. Futbollisti i cili sezonin e fundit u aktivizua, me ekipin e PSG ka firmosur me B.Dortmund një kontratë 4-vjeçare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb