Përplasja mes demokratëve, të cilët kohët e fundit janë ndarë në dy kampe mes Kreut të PD Lulzim Basha e ish kryeministrit Sali Berisha, duket se ka hyrë edhe në familjet e shqiptarëve.

Rasti më i fundit vjen nga Korça, kur ndërsa babai, mbështetës i Berishës, shoqërohej në komisariat se priti Bashën me protesta, i biri ishte në sallë, i pranishëm madje pjesë e panelit të kryedemokratit.

I biri Enri Vrenozi ishte një prej panelistëve në takimin e Bashës ku bëri thirrje për të rikthyer shpresën për të rinjtë në vend.

“Vetëm në qoftë se vazhdojmë të rrimë të bashkuar duke zgjedhur të ardhmen dhe duke hedhur sytë nga një lider që mbështet të rinjtë, punojmë për një Shqipëri si e gjithë Europa”, u shpreh Enri Vrenozi gjatë fjalës së tij në takimin me Bashën.

Whatsapp Image 2022 01 27 At 8.55.39 Am
Whatsapp Image 2022 01 27 At 8.55.39 Am

“ Konfliktin” me të birin e ka bërë të ditur vetë përmes rrjeteve sociale vetë korcari Ilir Vrenozi, i cili ‘famën’ e mori kryesisht për videot kundër kryeministrit Rama, ndërsa sot është rreshtuar edhe kundër kreut të PD, duke përkrahur ish kryeministri Berisha.

Pasi la komisiariatin e Korçës, ku u mbajt për rreth 4 orë, Vrenozi ka publikuar një video në rrjete sociale, ku apelon të birin, Enri, të kthehet në shtëpi pasi sic thekson po përdoret prej tyre.

Postimi i plotë:
“ Djali im,ne te njejten kohe qe une isha i shoqeruar ne polici sepse me denoncoi Salianji kompani se do godisja me veze Bashen, ti rri ngre gishtat me keta , me keta qe hedhin gaz mbi babane tend dhe e shoqerojne 4 ore ne Polici…
O djali im, se kupton qe ata po te perdorin… ke tre dite qe ske ardhur ne shtepi… a vella mos te kane bere ndonje vaksine mo bir ????
Enri Vrenozi e more vesh qe une isha shoqeruar ne polici, e zgjodhe te shkoje ne Basha, sesa ne komisariat te interesoheshe per babain??? Faleminderit bir per respektin”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb