Bajern Mynih vazhdon të mos njohë rivalë në Bundesliga. Skuadra e madhe gjermane ka arritur fitore në derbin ndaj Leverkusen. 1-3 ishte rezultati i fitores në transfertë ndaj skuadrës së “aspirinave” Bayer Leverkusen.

Martinez shënoi golin e avanatzhit në pjesën e parë ndërsa në të dytën Roberi tregoi se e meriton rinovimin e kontratës me një gol të shkëlqyer. Volland shkurtoi shifrat në minutën e 70 por goli i Rodriguez në fund të takimit mbylli çdo diskutim për fatin e ndeshjes.

Sakaq, diferenca me ndjekësin më të afërt, Shalke, shkon në 14 pikë, duke qenë pothuajse kampion i parakohshëm i Bundesligës.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb