Bundesliga ka luajtur ndeshjet e së shtunës në pritje të takimit të orës 18:30, ku Union Berlini do të presë Borusian e Dormundit.

Kampionët e Gjermanisë, Bajerni i Mynihut, ka “masakruar” Mancin me një rezultat tenistik 6-1. Të besuarit e Kovaç e kanë parë veten në disavantazh në minutën e 6-të, kur Boetius kaloi miqtë në epërsi. Por bavarezët e morën veten shpejt dhe e përmbysën rezultatin që në pjesën e parë falë golave të Pavard dhe Albas, për ta kthyer në “ortek” golash pjesën e dytë, ku shënojnë dhe katërt të tjerë, të gjithë me autorë të ndryshëm, Perisic, Koman, Levandovski dhe Davies, me Bajernit e Mynihut që shënon me më shumë sesa gjysmën e formacionit të tij.

Ndërkohë Shalke ka mposhtur 3-0 Hertën në një ndeshje pa histori, ku dy autogolat e Stark e Rekik ishin shumë për berlinezët që të synonin pikën. Në fund të sfidës vjen dhe goli i tretë me Kenin. Në sfidat e tjera: Leverkusen-Hofenheim 0-0, Frajburg-Këln 1-2, Volfsburg-Paderborn 1-1.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb