Magjia e Milot Rashicës nuk arriti që të vërë në gjumë Bajernin, por i zgjoi më shumë kampionët në fuqi, që reaguan menjëherë duke përmbysur çdo gjë në fundin e pjesës së parë me golat e Levandovskit dhe Kutinjos


Më pas braziliani thellon epërsinë në minutën e 63-të, ndërsa Leva realizon gjithashtu dygolëshin personal pak çaste më vonë. Tre minuta pas polakut Tomas Myler e çon rezultatin në 5-1, ndërsa i vë kapak sërish Kutinjo, që realizon një tregolësh për mbrëmjen e tij perfekte.



Gola me bollëk dhe në Mainc-Dortmund, me miqtë që shënojnë katërt herë. Rojs, Sanço, Hazard dhe Shulc vulosën pokerin e verdhezinjve, që ruajnë distancat me barazezët. Dortmundi është i treti me 29 pikë, ndërsa Bajerni i katërti me 27.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb