Recetë nga znj Eneida
Përbërësit
1 kg petë për bakllava
300 gr kadaif
300 gr gjalpë i tretur
200 gr arra
100 gr kajsi të thata
100 gr luleshtrydhe të thata
100 gr mollë të thata
100 gr bukë e grirë
1 lugë çaji kanellë
1/2 lugë çaji karafil
Për shërbetin
1 kg sheqer
700 ml ujë

Përgatitja

Lëngun e një limoni
1 shkop kanellë
Të parin përgatisim shërbetin duke zierë ujin me sheqerin dhe në fund i hedhim lëngun e limonit. Frutat e thata i copëzojmë, bashkë me arrat. Në to shtojmë bukën e grirë, kanellëm dhe karafilin. Vendosim 2 petë njëra mbi tjetrën me gjalpë ndërmjet, dhe në anë shtrojmë një rresht kadaif. Vendosim frutat e thata, e mbledhim dhe i bëjmë role. Veprojmë kështu me gjithë petët. I vendosim në tavë dhe i presim në copëza. Shtojmë gjalpë nga lart dhe e vendosim në pjekje me 180 gradë për 30-40 minuta. Sa e nxjerrim nga furra, e lëmë të pushojë 2 minuta dhe i shtojmë shërbetin e ftohtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb