Loja e rrezikshme online e njohur tashmë si ‘Balena Blu’, pas rasteve të bëra publike në Shqipëri, siç duket ka mbërritur edhe në Kosovë.

Të paktën dy adoleshent, nga Prizreni dhe nga Peja, në kushte anonimiteti, kanë pranuar se e kanë nisur këtë aventurë, por që më kohë janë larguar prej saj, njofton Klan Kosova.

“Kam qenë pjesë e kësaj loje. Më ka bërë kërkesë, më ka thënë ‘Jam balena blu’. I kam thënë jo dhe më pas e kam mbyllur adresën”, pohon njëri prej tyre. Ndërkohë, një vajzë rrëfen se kishte marrë kërcënime nga administratori i një faqeje, që i kishte thënë: ‘Luaje lojën Balena blu, se do të vrasë babin ose mamin, ti duhet të luash. Janë 50 nivele, dhe në fund duhet të hidhesh nga ballkoni’”, tha adoleshentja.

Si rezultat i kësaj loje, që është përhapur në gjithë botën, deri me tani kanë humbur jetën të paktën 150 të rinjve.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: