Një surprizë për sërfistët që ishin mbledhur në brigjet e Doheny State Beach, pranë San Clemente, në jug të Los Angeles, Californi dhe për studentin e ri që ka filmuar skenën me dronin e tij.

Të hënën në 11 nëntor një balenë ka notuar poshtë grupit të sërfistëve që kishin ndaluar duke pritur dallgët e duhura. Pamjet janë spektakolare.

Balena ka bërë shumë xhiro poshtë tavolinave të sërfit, duke lëvizur bishtin pa prekur sportistët që-në dukje-nuk e kanë kuptuar prezencën e saj.

Payton Landaas, që ka regjistruar pamjet me dronin e tij, ka treguar për mediat amerikane, që ka mbetur i befasuar dhe se e ka ‘humbur’ dy herë nga sytë gjitarin, kur ajo ishte zhytur më thellë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb