Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar me rastin e ditëlindjes së 76-të trajnerin e kombëtares shqiptare të Futbollit, Eduardo Reja.

Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetin social facebook Balla e ka uruar trajnerin Reja pas përfundimit të ndeshjes me Hungarinë, ku Shqipëria falë golit të shënuar nga Broja arriti të siguronte 3 pikë mjaft të vlefshme, duke vijuar ëndrrën drejt kampionatit botëror të Katarit.

“Urime dhe gëzuar ditëlindjen dhe faleminderit për gjithçka keni bërë për kombëtaren”, thekson Balla në videon e shpërndarë sëbashku me trajnerin Reja në facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb