Ballkani ia ka dalë të mposhtë 3-2 Klaksvik, në ndeshjen e parë të turit të 3-të të Conference League.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja mori epërsinë pas 30 minutash, falë golit të Gripshit. Brenda pjesës së parë, Korenica do dyfishonte shifrat. Ky rezultat do i jepte qetësinë e duhur Ballkanit, teksa do shkonte mjaft e qetë në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë do niste ashtu siç përfundoi e para. Dardanët do “tundnin rrjetën” për të 3-tën herë me Rrahmanin, në minutën e 50-të.

Ekipi nga Ishujt Faraoe do ngushtonte shifrat në të 69-tën me Klettskard, sakaq në të 88-tën do kishte kohë edhe për një gol të këtij sulmuesi.

Ballkani shkon kështu në ndeshjen e kthimit me një rezultat tejet komod.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: