Ballkani ka dalë me 3 pikë nga ndeshja më e rëndësishme e javës në Albi Mall Superliga e Kosovës. Ekipi nga Suhareka fitoi 0-1 në “Fadil Vokrri”, ndaj një rivali si Prishtina.

Mes tensionit dhe atmosferës së zjarrtë në stadium, Rrahmani realizoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 45-të. Goditja vrasëse e Rrahmanit shkon pas shpinës së portierit rival, duke bërë që të shpërthente festa.

Aktualisht, Ballkani është në vendin e dytë me 9 pikë. Prishtinasit kanë 7 pikë dhe janë në vendin e katërt.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: