Historitë janë bërë për t’u shkruar. Një të tillë e shkruajti Ballkani sonte, pasi mundi 3-4 në Turqi skuadrën e Sivasspor, në ndeshjen e vlefshme për  grupet e Conference League (Fitorja e parë historike e një ekipi shqiptar në grupet e Europës).

Ekipi nga Suhareka e pësoi që në minutën e parë. Një pakujdesi në mbrojtje i kushtoi shumë skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja, pasi Ulvestad me një të djathë të bukur realizoi.

Ballkani nuk do qëndronte duarkryq dhe do reagonte në minutë ne 20-të. Do ishte Armend Thaqi që do vendoste ekuilibrat, duke gëzuar tejmase tifozët dardan. Një supergol i tij, me goditjen që nuk mund të ketë fund tjetër vetëm rrjetën.Mysafirët do merrnin epërsinë me Dellovën, në të 31-tën.

Në pjesën e dytë, Korenica do thellonte akoma më shumë avantazhin, ndërsa Sivasspor-it e futi sërish në lojë një  gol i Yesiluyrt.  Po i njëjti autor do shtangtte skuadrën e Superligës së Kosovës, në fund.

Ballkani do tregonte se nuk vdes kurrë, me golin e Krasniqit në shtesë që do bënte që jehona e festës të dëgjohej deri në tokën dardane.

 

 

 

 

 

Vvv
Vvv

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb