Trembëdhjetë persona janë vrarë në katër ditët e fundit në Porto Velho, kryeqyteti i shtetit Rondonia në Brazilin perëndimor, ku përleshjet e bandave me forcat e sigurisë kanë ngritur shqetësime për rritjen e krimit.
Tetë persona janë vrarë në sulmet e bandave dhe pesë të tjerë kanë vdekur në përleshjet me policinë që nga mëngjesi i së martës, sipas shërbimeve të sigurisë në Rondonia.
Banditët i vunë flakën 20 autobusëve, përfshirë autobusët e shkollave, me gjasë si hakmarrje për operacionet e fundit të policisë. Për arsye sigurie, autoritetet kanë kufizuar rrugët e transportit publik, të cilat po kryhen me shoqërimin e policisë.
🚨 Moradores da cidade de Porto Velho, capital de Rondônia, passam por momentos de grande tensão desde o 27 de dezembro do ano passado quando um PM prendeu quatro foragidos e apreendeu um revólver, munições e rádios comunicadores, no conjunto habitacional Orgulho do Madeira,… pic.twitter.com/LkdtL8XIhR
— Rede Onda Digital (@redeondadigital) January 16, 2025
Qeveria federale ka urdhëruar vendosjen e forcave shtesë të sigurisë në shtetin e Rondonias për të përforcuar policinë lokale që po përpiqet të kontrollojë një valë dhune që ka marrë përmasa të mëdha prej tre muajsh.
🚨 Porto velho vira palco de violência por criminosos deixando 12 mortos e 20 pessoas hospitalizadas após confronto com a polícia 🚔 pic.twitter.com/G0UrN8eL1j
— Portal Tucuxi (@portaltucuxi) January 17, 2025
Departamenti i policisë së Porto Velhos fajëson për trazirat organizatën kriminale Comando Vermelho (CV), e cila ka nisur një breshëri sulmesh kundër policisë si hakmarrje për bastisjet në një kompleks banesash nën kontrollin e saj, sipas faqes së internetit G1.
Megjithëse banda Comando Vermelho u themelua në Rio de Zhaneiro, mijëra kilometra larg, ajo është shndërruar në vitet e fundit në organizatën më të fuqishme kriminale në Amazona.
(d.xh-Balkanweb)