Banorët e fshatit Prozhem të Kurbinit janë ngritur në protestë duke kundërshtuar projektin e financuar nga ARRSH-ja për ndërtimin e rrugëve dytësore pranë mbikalimit të rrugës së kombit në Fushe-Milot.

Banorët kanë ngritur shqetësimin se ky projekt nuk është konsultuar me ata, siç dhe e parashikon ligji.

Ky investim kalon mes përmes tokave bujqësore duke mos marrë parasysh rrugët ekzistuese dhe me kosto më të ulët, por edhe me akses më të shkurtër për banorët.

Ata kundërshtojnë diçka të tillë, pasi sipas tyre, e kanë të lidhur jetesën me bujqësinë dhe institucionet duhet të konsultohen më parë me banoret e zonës për t’u ardhur në ndihmë dhe jo t’u vështirësohet jetesa e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: