Manchester United 1-1 Chelsea

Supersfida e Premier League mes Manchester United dhe Chelsea është mbyllur 1-1. Ky barazim i hyn në punë më shumë Bluve të Londrës për konsolidimin e pozitave, ndërsa për “Djajtë e kuq”, situata mbetet tejet e vështirë.

 

Mysafirët do kishin mundësi të zhbllokonin takimin në minutën e 25-të, pas një topi të Kante për Havertz, por ky i fundit nuk gjuan saktë.

 

 

 

Tjetër mundësi e artë për djemtë e Tuchel, që rritën ndjeshëm presionin. Ishte sërish Havertz që kishte shansin e mirë për të “tundur rrjetën” 2 minuta më pas, por përsëri i pasaktë përpara De Gea.

 

45 minutat e para nuk do sillnin episode të tjera, ku vlen të theksohet dominimi i miqve me 65 përqind mbajtje topi.

 

Pas një ore lojë, topi është mrekullisht në këmbët e Alonsos, i cili edhe pse jo një sulmues, e bën të tillin.

 

 

Manchester United reagoi menjëherë me Ronaldon. Sulmuesi tregon se mbetet një nga më të mirët, duke vendosur baraspeshën.

 

 

Ekipi i Ragnick është në vendin e gjashtë me 55 pikë, pas 35 ndeshjesh kampionati. Chelsea është e 3-ta me 66 pikë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb