Barcelona vijon të jetë e mallkuar në “Balaidos”, stadiumi i Selta Vigos ku nuk fitojnë që prej vitit 2015. Skuadra e Kike Setien nuk shkon më tej se një 2-2 kundër galicianëve dhe, ndonëse merr kryesimin e vetme për momentin, rrezikon të zbresë në vendin e dytë me dy pikë më pak sesa Reali nëse këta mposhtin Espanjolin nesër.

Dy golat e Barcelonës u shënuan nga Luis Suarez dhe asistet i dha të dyja Leo Mesi, por Selta reagoi mjaft mirë dhe barazoi situatën gjithmonë fillimisht me Smolov dhe në limitet e kohës së rregullt me goditjen perfekte të dënimit të Oskar Garsias. Një pikë shumë e rëndësishme për Seltën, e përfshirë në luftën për mbijetesë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb