Danimarka e ka nisur me një barazim 0-0 Kupën e Botës, në ndeshjen ndaj Tunizisë që u luajt në Education City Stadium (Al Rayyan).

Skuadra e Joel Kadri do vinte në provë kundërshtarët që në minutën e 12-të, duke dhënë sinjale të qarta se po luanin për pikë. Pak më vonë, Tunisia merr avantazhin me Jabali, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

Në 45 minutat e dyta, të besuarit e Hjulmand tentuan me anë të cilësive individuale të disa futbollistëve si Eriksen apo Cornelius, po pa mundur dot të shënojë. Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, me skuadrat që duhet të kënaqen me një pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: