Pas zbritjes së 15 pikëve për mashtrim financiar, Juventus ka reflektuar situatën e klubit edhe në fushë, teksa sot barazoi 3-3 me Atalantën, në një sfidë plot gabime.

Fillimisht Lookman që realizoi për mysafirët, ndërsa vendasti gjetën forcën për përmbysjen brenda pjesës së parë. Di Maria ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 25-të, ndërsa Milik shfrytëzoi në maksimum pak më vonë një asist të Fagioli.

Ekipi i Gaspernit u fut me tjetër mentalitet në pjesën e dytë dhe “tundi rrjetën” dy herë me Maehle dhe Lookman. Skuadra e Allegrit nuk do pajtohej me këtë rezultat dhe falë Danilos do merrte një pikë në këtë takim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: