Barazim 1-1 mes Partizanit dhe Dinamos, në derbin e vlefshëm për kampionatin, të mbajtur në “Arenën e Demave”.

Për të parë rastin e parë serioz u desh të vinte minuta e 15-të, Gudiabi provoi nga larg, por e menjëhershme ishte përgjigja e portierit Qirko. Në minutën e 32-të,  Taipi përfitoi pas një keqkuptimi Aliji-Gudiabi, por tentativa e tij nuk ishte më e mira e mundshme, me topin që përfundoi jashtë.

Të kuqtë mund të mbyllnin pjesën e parë në epërsi, nëse në minutën e 47-të, Bintsuka do tregohej më i saktë.

Dinamovitët e nisën pjesën e dytë në mënyrën më të mirë të mundshme. Në minutën e 50-të festë për të besuarit e Ilir Dajës, Itodo Mandela zhbllokoi llogaritë, me një të majtë, që ishte e pamundur për t’u arritur nga portieri kundërshtari.

Në minutën e 67-të, drithërim te porta e Dinamos, me Hoxhën që rrezikoi autogolin, por për fat, topi nuk shkoi në portë. Ritmi ishte i lartë deri në vërshëllimën finale të arbitrit, Partizani  gjeti golin e barazimit në minutën e 90-të, me anë të Bintsouka.

Pas kësaj ndeshje, Partizani dhe Dinamo ndajnë kreun me nga 38 pikë secila.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb