Bayern merr barazimin e dytë radhazi në kampionat, këtë herë 1-1 ndaj Koln në Allianz Arena (Munich).

Kampionët e Gjermanisë e pësojnë shumë shpejt që në minutën e katërt. Goli i Koln erdhi gjatë zhvillimit të një këndoreje dhe një skeme të menduar mirë nga modestët e Baumgart S. Ishte Skhiri ai që dërgoi topin në rrjetë, duke gjetur kështu të papërgatitur bavarezët.

Në pjesën e dytë, skuadra e Nagelsmann do haste vështirësi për të çarë mbrojtjten e kundërshtarit dhe reagimi ishte gati i pamundur. Për të shmangur humbjen e kryesuesve të Bayernn mendoi Kimmich, në fund.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: