Barcelona ka fituar derbin ndaj Espanyolit me rezultatin 2-0, me një dy golësh të yllit të skuadrës, Leo Messi. Kur kanë mbetur edhe 9 javë nga përfundimi i kampionatit spanjoll të futbollit duket që  Barcelona po i afrohet gjithnjë e më shumë titullit kampion.

Pjesa e parë e takimit, është mbyllur në barazim pa gola ndërkohë që Mesi është shfaqur në të dytën. Në minutën e 71, ai ka shënuar një supergol m,e anë të një goditjeje dënimi duke gjetur trekëndëshin e portës. Sakaq, në minutën e 89, ka qenë sërish Mesi ai i cili ka realizuar një tjetër gol të bukur.

Me këto tre pikë, Barcelona shkon në +13 pikë  nga Atletico Madridi i vendit të dytë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb