Kampionët e Barcelonës pësojnë humbjen e tretë në kampionat teksa kanë dalë të mposhtur nga fusha e Levantes, ndonëse kanë qenë ata të parët që kanë kaluar në avantazh. Në minutën e 38-të të takimit Lionel Mesi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke krijuar iluzionin e fitores së radhës.

Por në pjesën e dytë disa gabime në seri të prapavijës blaugrana, kanë bërë vendësit e Levantes t’u japin tifozëve të tyre një pasdite të paharrueshme. Tre gola në shtatë minuta kanë tronditur kampionët. Hoze Kampana do të shënojë në minutën e 61-të për Levanten, ndërsa 2 minuta më pas është Borha Majoral që kalon vendësit në epërsi. Në minutën e 68-të Radoja i vë kapak takimit me golin e tretë, duke bërë që Levante të ngjitet në vendin e 8-të me 17 pikë, ndërsa kalatanasit u kanë dhënë mundësinë rivalëve që në rast sukesi t’i marrin vendin e parë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb