Barcelona zhgënjen në shtëpi, teksa pësoi disfatë 1-2 ndaj Las Palmas. Që në pjesën e parë, katalanasit hasën mjaft vështirësi në finalizim. Vlen të përmendet një shtyllë e Raphinhas, në fundin e fraksionit.
Në pjesën e dytë, mysafirët befasuan me Ramirez, duke kaluar kështu në epërsi në minutën e 49-të. Ekipi i Flick barazoi me Raphinhan në të 61-tën, por gëzimi ishte ishte i përkohshëm, pasi Silva riktheu avantazhin e Las Palmas.
Pas kësaj humbje, Barcelona mbetet në krye me 34 pikë, 4 pikë më shumë se Real Madrid, që ka zhvilluar dy ndeshje më pak.
(J.S/BalkanWeb)