Barcelona ka marrë fitoren e radhës në kampionat. Këtë herë, ekipi i drejtuar nga Xavi ka triumfuar 0-1 në fushën e Gironës. Për të marrë 3 pikët në shtëpi për katalanasit ka mjaftuar një aksion model në minutën e 61-të, i finalizuar nga Pedri.

Barcelona kryeson kampionatin me 47 pikë, 6 pikë më shumë sesa Real Madrid i vendit të dytë. Ndeshja e radhës është ndaj Betis, po jashtë shtëpie. Girona renditet në vendin e 12-të me 21 pikë dhe do tentojë deri në fund që të sigurojë qëndrimin në elitë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: