Barcelona tregoi edhe një herë se këtë sezon është skuadra më e mirë në Spanjë. Katalanasit, përballë Atletikos së vendit të dytë, fituan me shifrat 2-0, me golat e vonë të Suarezit dhe Mesit, vetëm në minutat 85 dhe 86.

Gjithçka nisi vështirë për ekipin e Simeones, ku ishte Diego Kosta, që u ndëshkua me karton të kuq, për sjellje jo sportive, që në minutën e 28-të.

Më pas, gjithçka u duk më e lehtë për ekipin e Valverdes, teksa filloi të “bombardonte” portën e Oblak. Gjithsesi, portieri i Atletikos ishte në lartësinë e duhur, duke bërë shumë pritje.

Por, Barcelona mendoi ta “vriste” që sot La Ligan, me Suarez që shënoi në të 85-tën një gol mjaft të bukur nga jashtë zone, ndërkohë që vetëm 60 sekonda më pas, ishte Leo Mesi, që sapo rifitoi topin, bëri gjithçka mirë vetë, për të shënuar edhe të dytin.

Tani, katalanasit shkojnë plot 11 pikë larg Atletikos, dhe me 7 ndeshje të mbetura, do ishte një çmenduri nëse do humbnin titullin kampion.//PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb