Barcelona është kualifikuar me shumë vështirësi në finalen e Kupës së Mbretit, duke e eliminuar Atletico Madrid pas ndeshjes së dytë. Ndeshja në “Camp Nou” u mbyll barazim 1:1, por katalunasat siguruan biletën e finales pasi që në ndeshjen e parë kishin fituar 2:1. Për Barcelonën shënoi Luis Suarez ndërsa për Atleticon, Kevin Gameiro. Barcelona mbeti fillimisht me 10 lojtarë, pasi  Sergi Roberto u ndeshkua me kartonin e dytë të verdhë. Por edhe Carrasco kishte të njëjtin fat pas 10 minutash. Në fund edhe Luis Suarez u ndëshkua me kartonë të kuq.

Barcelona  pret në finale fituesin e çiftit Alaves-Celta Vigo. Por vlen të përmendet që Atleticos iu anullua një gol i rregullt për pozicion jashtë loje.Goli u shënua nga Grizman i cili ishte në pozicion të rregullt por arbitri anësor e akordoi pozicion jashtë loje. Protesta ishin të shumta dhe trajneri Simeone pas ndeshjesh deklaroi se vendimet e arbitrit përcaktuan rrejedhën e ndeshjesh. Ndër të tjerash Kevin Gameiro humbi dhe një penallti për Atleticon.

http://www.dailymotion.com/video/x59w1jm_all-goals-hd-barcelona-1-1-atletico-madrid-07-02-2017_sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb