Pas testit kundër Covid-19, Leo Messi zbriti për herë të parë në fushën e blertë këtë të hënë, stërvitja e parë në grup dhe takimi i parë në fushë me trajnerin e ri Ronald Koeman. Nga takimi i parë ndërmjet tyre, Messi-Koeman, ku “pleshti” ia bërë të qartë se nuk ndihet pjesë e projektit, nuk kanë ndryshuar shumë gjera, Messi vijon të mos jetë i lumtur por Barcelona qëndron mbi gjithçka.

Të gjithë sytë e mediave ishin përqendruar tek ylli argjentinas por drejtuesit e klubit kishin vendosur që seancën stërvitore ta zhvillonin me dyer të mbyllura. Gjërat mund të kishin shkuar edhe më keq, Messi mund të mos ishte rikthyer fare në stërvitje por në fund vendosi të mos largohej duke mos preferuar të dërgonte në gjyq ekipin që ai dashuron. Tani është radha e teknikut holandez dhe vetë Messit të gjejnë recetën e duhur për të ringjallur Barcelonën, këtë duhet ta bëjnë pa Vidal e Suarez, dy miqtë e ngushte të sulmuesin argjentinas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb