Pas dy humbjesh radhazi, Barcelona, e cila ka fituar kampionatin tashmë, ka mundur me shifrat 3-0 Mallorcan. Ansu Fati ishte protagonist absolut në pjesën e parë me dy gola. Skuadra nga Mallorca komplikoi shumë gjërat, teksa Ndiaye doli me karton të kuq në minutën e 14-të.
Muriqi me shokë nuk dolën dot në lojën e tyre dhe pësuan golin e 3-të me Gavin, në minutën e 70-të. Katalanasit mbyllin kampionatin ndaj Celta Vigos në transfertë. Mallorca pret Vallecanon në shtëpi, pas pak ditësh.
(BalkanWeb)